KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti reagon pas njohjes nga Bahamas: 2025 viti i njohjeve të reja

Kurti reagon pas njohjes nga Bahamas: 2025 viti i njohjeve të reja

Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar vitin 2025 si vitin e njohjeve të reja, pas një periudhe të gjatë stagnimi në këtë proces.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se Bahamas është shteti i katërt që e ka njohur Kosovën gjatë këtij viti dhe i 121-ti në total që e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Ai ka bërë një krahasim simbolik mes dy viteve të fundit, duke theksuar rëndësinë e arritjeve ndërkombëtare.

“Viti 2024 ishte viti i pasaportës sonë. Viti 2025 është viti i njohjeve të reja, pas një kohe të gjatë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë zhvillim dhe ka shprehur mirënjohje të veçantë për presidenten Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët ndërkombëtarë, duke i vlerësuar për kontributin e tyre në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ai ka theksuar se Kosovës po i shtohen miqësi të reja, të cilat hapin mundësi për partneritete të reja në fusha të ndryshme.

“Mezi presim që njohjen e ndërsjellë ta kthejmë në partneritet të sinqertë me shtetin dhe popullin e Bahamas”, ka përfunduar Kurti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.