KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Durmishi: Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime

Durmishi: Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar lidhur me protestën e sotme të organizuar nga BDI në qytetin e Tetovë.
Durmishi shkruan se Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime.

“Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar.

Ata që e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total, sot morën përgjigjen më të qartë nga vetë tetovarët.
Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk është vend ku dikush mund t’i lajë gjynahet e veta. Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet.

E drejta për protestë respektohet gjithmonë. Por Tetova nuk pranon të përdoret për lojëra të errëta politike”, shkruan Durmishi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.