KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRM “Uniteti” angazhon ekipe shtesë për mirëmbajtjen e pastërtisë në Mitrovicë gjatë sezonit të mërgatës

KRM “Uniteti” angazhon ekipe shtesë për mirëmbajtjen e pastërtisë në Mitrovicë gjatë sezonit të mërgatës

Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Uniteti” ka njoftuar se ka ndërmarrë masa shtesë për të garantuar pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Mitrovicë, në kuadër të rritjes së numrit të vizitorëve dhe ardhjes së mërgatës gjatë sezonit veror.

Sipas njoftimit, kompania ka angazhuar ekipe shtesë që do të kujdesen për menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e unazës së qytetit, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët dhe vizitorët.

“Me ardhjen e mërgatës dhe rritjen e numrit të vizitorëve në qytetin e Mitrovicës, KRM ‘Uniteti’ ka ndërmarrë masa shtesë për të garantuar pastërtinë dhe mirëmbajtjen e rregullt të hapësirave publike. Për këtë periudhë është angazhuar një ekip shtesë që do të kujdeset për menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e unazës së qytetit”, thuhet në njoftim.

Nga KRM “Uniteti” është bërë e ditur se ekipet operative janë të angazhuara në vazhdimësi për të siguruar një ambient të pastër dhe të rregullt në qytet.

“Ekipet tona janë të angazhuara vazhdimisht për një qytet të pastër dhe të rregullt”, theksohet më tej.

Kompania ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, duke bërë thirrje që mbeturinat të hidhen në pikat e dedikuara të grumbullimit nëpër qytet.

“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe apelojmë që mbeturinat të hidhen në pikat e dedikuara të grumbullimit përgjatë qytetit. Pastërtia është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin e KRM “Uniteti”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.