KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​KQZ nesër pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

​KQZ nesër pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të shtunën, në orën 11:00, të mbajë mbledhjen ku do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.

Ky zhvillim vjen pasi Gjykata Supreme ka refuzuar sot ankesat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave brenda subjektit të tyre politik.

Me këtë vendim, është hapur rruga për përmbylljen e procesit zgjedhor nga KQZ.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 18, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 7 deputetë në legjislaturën e re.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas edhe hapat institucionalë për formimin e qeverisë së re. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.