KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bilanci tragjik nga tërmetet në Venezuelë – 589 të vdekur dhe mijëra të plagosur

Bilanci tragjik nga tërmetet në Venezuelë – 589 të vdekur dhe mijëra të plagosur

Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur ndjeshëm, duke arritur në 589 persona të vdekur, njoftuan autoritetet e vendit.

Shifra e re paraqet një rritje të madhe krahasuar me bilancin e mëparshëm, ku ishin raportuar 235 viktima vetëm një ditë më herët. Ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet në zonat e prekura, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të ndryshojë.

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, bëri të ditur se rreth 2,980 persona janë lënduar si pasojë e lëkundjeve të forta që goditën vendin gjatë natës së të mërkurës, shkruan skynews.

“Do t’i shpëtojmë njerëzit që kanë mbetur të bllokuar”, deklaroi Rodríguez, duke theksuar se ekipet e shpëtimit janë duke punuar pa ndërprerje në terren.

Autoritetet kanë aktivizuar operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të dëmtuara, ndërsa ekipet emergjente po përpiqen të nxjerrin të mbijetuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura.

Tërmetet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke lënë pas një situatë të rëndë humanitare dhe një numër të madh banorësh pa strehim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.