KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Debërcës, dyshohet për “punë të pandërgjegjshme në detyrë”

Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Debërcës, dyshohet për “punë të pandërgjegjshme në detyrë”

SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj Z.N. (60) nga fshati Volinë, Komuna e Debërcës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”.

“Në cilësinë e kryetarit të Komunës së Debërcës, me vetëdije, duke mos ushtruar mbikëqyrjen e detyrueshme dhe duke vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme, përkatësisht pa nënshkruar kontratë, u ka mundësuar disa personave juridikë që në një objekt afarist në pronësi të komunës, në parcelë kadastrale në fshatin Volinë, gjatë periudhës 2017–2025, të ushtrojnë lirshëm veprimtari tregtare, pa detyrimin për ta paguar kompensimin përkatës në buxhetin e komunës”.

“I denoncuari, e ka bërë këtë edhe pse ka qenë në dijeni se, sipas Statutit të komunës, ai administron pronën e komunës dhe ka detyrim të ndërmarrë masa për të siguruar shfrytëzimin e pronës në përputhje me ligjin. Në këtë mënyrë, i denoncuari i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material komunës së Debërcës”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.