KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Ermal Krasniqi transferohet te klubi nga Superliga e Turqisë

Zyrtare: Ermal Krasniqi transferohet te klubi nga Superliga e Turqisë

Sulmuesi anësor nga Kosova, Ermal Krasniqi ka kompletuar transferimin te klubi Amedspor, i cili bën garë në Superligën e Turqisë.

Klubi kurd, Amedspor ka njoftuar sot (e premte) zyrtarisht transferimin e Ermal Krasniqit nga Legia Varshava.

Reprezentuesi 27-vjeçar i Kosovës ka kompletuar huazimin te Amedspor pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore.

Njoftimi erdhi faqja zyrtare e Amedspor në rrjetet sociale me anë të një video ku shkruante: “Ju mirëpresim Ermal Krasniqi”.

Vlen të theksohet se pjesë e klubit turk janë edhe djaloshi tjetër nga Kosova, Florent Hasani dhe trajneri Besnik Hasi, i cili është zyrtarizuar para disa ditësh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.