Ka nisur vendosja e shtyllave për instalimin e semaforëve të rinj në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Për shkak të punimeve, qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes në rrugë.
Pas vendosjes së shtyllave, pritet edhe instalimi i semaforëve të rinj.
Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova sjell fotografi nga punimet. /Telegrafi/




