Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një motoçiklete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:46, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mejkësor.
“Me 25 qershor të ores 18:46, ka ndodhur aksident në mes dy veturave dhe një motoçiklete, pervëç dëmëvë material, si pasoj mashkulli Kosovar ka pësuar lëndime trupore.”
Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. /Telegrafi/
