KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrihen tre persona nga disa të tjerë në Obiliq, të dyshuarit arratisen

Rrihen tre persona nga disa të tjerë në Obiliq, të dyshuarit arratisen

Tre persona kanë marrë lëndime trupore pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur nga tre të tjerë, të cilët më pas ua kanë dëmtuar edhe veturën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:25 në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Tutje në raport thuhet se tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim.

“Fsh. Mazgit, Obiliq / 25.06.2026 – 02:25. Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët më pas u kanë dëmtuar edhe veturën. Tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.