KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Australia barazon me Paraguain dhe siguron kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës

Australia barazon me Paraguain dhe siguron kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës

Australia ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-ve të Kupa e Botës FIFA 2026, pasi barazoi pa gola (0-0) ndaj Paraguait në ndeshjen e fundit të Grupit D.

Edhe pse ishte skuadra që dominoi posedimin e topit gjatë pjesës më të madhe të takimit, Australia nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara dhe u desh të kënaqej me një pikë, e cila rezultoi e mjaftueshme për të siguruar kalimin në fazën eliminatore.

Falë diferencës më të mirë të golave, australianët e mbyllën fazën e grupeve në vendin e dytë me pikë të barabarta me Paraguain.

Nga ana tjetër, Paraguai mbetet në pritje të rezultateve të grupeve të tjera për të mësuar nëse do të sigurojë një vend në fazën eliminatore si një nga tetë kombëtaret më të mira të renditura në vendin e tretë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Shtetet e Bashkuara u mposhtën 3-2 nga Turqia, por ruajtën vendin e parë në Grupin D.

Si fituese e grupit, SHBA-ja do të përballet me Bosnjën dhe Hercegovinën në raundin e 1/16-ve, ndërsa Australia do të mësojë kundërshtarin e saj pas përfundimit të ndeshjeve të mbetura të fazës së grupeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.