KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Kosovës

Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kushdo që kërkon zgjedhje të reja “është i çmendur”.

Ai tha se duhet kërkuar stabiliteti politik si vlerë bazike, dhe drejt kësaj duhet të nisen partitë.

“Duhet patjetër të ketë institucione. Absolutisht, kush kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovën.

“Kushdo që do zgjedhje të reja, edhe njëherë, nuk ia do të mirën Republikës së Kosovës. Pra, partitë politike, duhet të kërkojnë stabilitetin institucional si vlerë bazike, si parim bazik”.

Abdixhiku tha se fillimisht duhet të flasin për presidentin e pastaj për Kuvendin dhe Qeverinë.

“Dhe po nisemi për stabilitet institucional. Si duket ky stabilitet institucional? Ulen partitë, e shohin si janë numrat matematikorë, edhe vendosin”.

“E dyta, duhet të flasim për marrëveshje të gjerë politike, por kur themi marrëveshje e gjerë, që të mos nisemi nga e para. Nga presidenti të nisim, jo nga Kuvendi e Qeveria, por së pari të flasim për presidentin. Nëse ndodh ndryshe, keni zgjedhje të reja. Kaq e thjeshtë është”, deklaroi kreu i LDK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.