KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër në Prishtinë

Rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër në Prishtinë

Drejtoria e Transformimit të Kryeqytetit ka njoftuar se do të rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër në Prishtinë, pas marrjes së pëlqimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM).

Përmes një njoftimi zyrtar, drejtoria e ka cilësuar këtë zhvillim si një lajm të mirë për Kryeqytetin, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt me rëndësi për qytetarët dhe prodhuesit vendorë.

“Pas marrjes së pëlqimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër”, thuhet në njoftim.

Sipas Drejtorisë së Transformimit të Kryeqytetit, projekti synon krijimin e një hapësire moderne dhe funksionale që do të jetë në shërbim të qytetarëve, por edhe të fermerëve dhe prodhuesve vendorë që tregtojnë produktet e tyre.

Autoritetet komunale e konsiderojnë rifillimin e punimeve si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe zhvillimin e hapësirave publike në Prishtinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.