Një makinë në formë bananeje, e njohur si “Big Banana Car”, është ndalur nga Montana Highway Patrol në autostradën Interstate 90 pranë Billings.
Policia e ndaloi automjetin jo për shkelje serioze, por sepse disa kuti në pjesën e sipërme po mbulonin pjesërisht targën e tij “SPLIT”.
Drejtuesi dhe krijuesi i saj, Steve Braithwaite, tha se është mësuar me ndalesa të shpeshta gjatë viteve, pasi kjo makinë e pazakontë tërheq gjithmonë vëmendje.
Ai shpjegoi se automjeti ka nisur si një Ford F-150 i vitit 1993 dhe është transformuar në “banane” në vitin 2011.
Pas një bisede me policinë, ai u lirua pa gjobë, pasi problemi u konsiderua i justifikuar dhe u korrigjua në vend. /Telegrafi/
