KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Spanja regjistron 212 vdekje të lidhura me nxehtësinë që nga 21 qershori

Spanja regjistron 212 vdekje të lidhura me nxehtësinë që nga 21 qershori

Spanja regjistroi 212 vdekje të lidhura me nxehtësinë midis 21 dhe 24 qershorit, tregojnë të dhënat e publikuara nga sistemi publik i mbikëqyrjes së vdekshmërisë në vend.

Sistemi i monitorimit “MoMo” raportoi vdekjet që nga e shtuna, kur vala e të nxehtit filloi zyrtarisht në të gjithë Spanjën.

Të dhënat treguan “rritje të qëndrueshme ditore” të vdekjeve.

“MoMo” regjistroi 13 vdekje të shtunën, 38 të dielën, 66 të hënën dhe 95 të martën.

Vala e të nxehtit theu rekorde të shumta të temperaturës, përfshirë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në rajonin verior të Kantabrias me 43.7 gradë Celsius.

Temperatura rekord të larta gjatë natës u regjistruan gjithashtu në qytetin Zamora dhe provincën Almeria.

Shërbimi kombëtar spanjoll i motit “Aemet” nuk lëshoi alarm të kuq për sot.

Temperaturat pritej të arrinin rreth 37-38 gradë Celsius në disa rajone ndërsa në disa zona parashikoheshin reshje shiu dhe stuhi. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.