KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Evropa “ndryshon drejtim”, shitjet e makinave elektrike tejkalojnë ato me benzinë

Evropa “ndryshon drejtim”, shitjet e makinave elektrike tejkalojnë ato me benzinë

Shitjet e makinave plotësisht elektrike (BEV) kanë kaluar për herë të parë ato të automjeteve vetëm me benzinë në tregun evropian, duke shënuar një moment historik për industrinë e automobilave.

Gjatë muajit maj, automjetet elektrike zunë 23.3% të tregut të makinave të reja në Evropë (duke përfshirë Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e EFTA-s), ndërsa makinat me benzinë ranë në 21.7%. Hibridet vazhdojnë të dominojnë me pjesën më të madhe të tregut.

Në pesë muajt e parë të vitit, në BE u regjistruan mbi 950 mijë makina elektrike, që përfaqësojnë 20% të tregut.

Ndërkohë, kërkesa për makinat me benzinë dhe naftë vazhdon të bjerë, me regjistrimet e modeleve me benzinë që ranë me 18.2%, ndërsa ato me naftë me 16.6%.

Rritja më e fortë e shitjeve të automjeteve elektrike u regjistrua në Itali (+75.7%), Francë (+55.4%) dhe Gjermani (+40.9%).

Një rol të rëndësishëm pati edhe Tesla, e cila pothuajse dyfishoi shitjet në Evropë gjatë muajit maj.

Modeli Tesla Model Y u rikthye si makina elektrike më e shitur në rajon me 17,183 njësi, ndërsa Tesla Model 3 u rendit në vendin e dytë me 9,566 shitje.

Ndërkohë, markat kineze vazhdojnë të fitojnë terren. Ato shitën 121,030 automjete në maj, duke arritur për herë të parë një pjesë tregu prej 10.7%, pothuajse dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.