KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Italia rinovon marrëveshjen me Shqipërinë për patentat deri në vitin 2031, konvertimi rifillon më 2 nëntor

Italia rinovon marrëveshjen me Shqipërinë për patentat deri në vitin 2031, konvertimi rifillon më 2 nëntor

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Itali. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit është rinovuar edhe për pesë vjet, duke u dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë të vazhdojnë konvertimin e patentave shqiptare në patenta italiane.

Sipas njoftimit të publikuar nga GR Servizi, marrëveshja do të jetë në fuqi deri më 30 tetor 2031, ndërsa procedurat për konvertimin e patentave do të rifillojnë më 2 nëntor 2026, pas përfundimit të periudhës së ndërprerjes.

Rinovimi i marrëveshjes nuk sjell ndryshime në kushtet e mëparshme. Për të përfituar nga konvertimi, qytetarët duhet të kenë një patentë shqiptare të vlefshme, të cilën duhet ta kenë marrë përpara regjistrimit të rezidencës në Itali, transmeton Telegrafi.

Kërkesa për konvertim duhet të paraqitet brenda katër viteve nga regjistrimi i rezidencës në shtetin italian.

Gjithashtu, nuk mund të konvertohen patentat shqiptare të përfituara përmes konvertimit të një lejeje drejtimi të lëshuar nga një shtet i tretë me të cilin Italia nuk ka marrëveshje përkatëse.

Aplikuesit duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar pranë zyrave të Motorizimit Civil në Itali, përfshirë patentën origjinale, dokumentin e identifikimit, kodin fiskal dhe dokumentet e tjera të nevojshme për procedurën.

Një rregull i veçantë parashikohet për patentat që kanë skaduar më 31 tetor ose më 1 nëntor 2026. Kërkesat për konvertimin e tyre mund të paraqiten më 2 nëntor, sipas kushteve të përcaktuara nga autoritetet italiane.

Rinovimi i marrëveshjes përbën një lehtësim për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, duke u mundësuar atyre të konvertojnë patentat shqiptare pa qenë e nevojshme t’u nënshtrohen sërish provimeve teorike dhe praktike, nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.