KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një i ekstraduar nga Belgjika dhe një i arrestuar në Prishtinë i kërkuar nga INTERPOL

Një i ekstraduar nga Belgjika dhe një i arrestuar në Prishtinë i kërkuar nga INTERPOL

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së mërkurës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Belgjika, si dhe arrestimin e një shtetasi gjerman të kërkuar nga autoritetet spanjolle.

Sipas policisë, në koordinim me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet belge, është bërë ekstradimi i shtetasit kosovar me inicialet L.B., i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet belge, ndërsa pas ekstradimit është dorëzuar tek njësitet policore në rajonin e Prizrenit për procedurat e mëtejshme ligjore.

Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:45, zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet e Policisë në rajonin e Prishtinës, kanë arrestuar shtetasin gjerman me inicialet A.J.

Sipas njoftimit, ai kërkohej nga autoritetet e Spanjës përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat ligjore për rastin do të vazhdojnë në koordinim me institucionet kompetente. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.