KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Franca mbyll shkollat, disa rajone kufizojnë shitjen e alkoolit

Franca mbyll shkollat, disa rajone kufizojnë shitjen e alkoolit

Një valë ekstreme të nxehti ka përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit evropian.

Në Francë, deri tani janë raportuar të paktën tre viktima si pasojë e temperaturave të larta.

Autoritetet franceze kanë shpallur alarm të kuq në 49 departamente dhe kanë mbyllur afro 850 shkolla për shkak të kushteve të rrezikshme të motit.

Temperaturat në Francë mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius gjatë ditëve në vijim.

Situata nuk është shumë më e mirë as në vendet e tjera, raportojnë mediat.

Në Spanjë dhe Portugali temperaturat mund të ngjiten deri në 44 gradë Celsius, në Mbretërinë e Bashkuar pritet të kalojnë 35 gradë, ndërsa në Gjermani mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Në krahasim me këtë valë të fortë të të nxehtit, temperaturat në Ukrainë, që lëvizin nga 25 deri në 32 gradë Celsius, duken pothuajse freskuese. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.