KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit

Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit

Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit.

“Bisedimet po vazhdojnë. Ky është vetëm një ndërprerje e përkohshme dhe jo një pezullim i procesit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tahir Hussain Andrabi, në një konferencë për mediat të mërkurën, transmeton Telegrafi.

Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar javën e kaluar midis SHBA-së dhe Iranit ka për qëllim të ndalojë luftimet, të hapë Ngushticën e Hormuzit dhe t’i ofrojë lehtësim ekonomik Iranit në këmbim të një premtimi për të mos zhvilluar kurrë armë bërthamore.

Por ai lë detaje jetësore si e ardhmja e programit bërthamor të Teheranit dhe rezervat e tij të uraniumit të pasuruar, për t’u diskutuar gjatë 60 ditëve të negociatave me rrezik të lartë.

“Ky është fillimi i një procesi. Rezultatet pozitive do të bëhen më të qarta ndërsa bëhet përparim”, tha Andrabi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.