KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Rajonin e Ferizajt shqipton 224 gjoba brenda 24 orëve

Policia në Rajonin e Ferizajt shqipton 224 gjoba brenda 24 orëve

Policia Rajonale në Ferizaj ka intensifikuar aktivitetet në terren gjatë 24 orëve të fundit, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë raportuar dy aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa njësitet policore kanë shqiptuar gjithsej 224 gjoba kundërvajtëse ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Gjobat e shqiptuara ndahen në disa kategori, ku 74 raste kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë, 31 për mosrespektim të shenjave të komunikacionit dhe 27 për parkim të parregullt.

Po ashtu, 17 gjoba janë shqiptuar për qarkullim me afat të skaduar të regjistrimit të mjeteve, 11 për drejtim të automjetit pa patentë shofer dhe 4 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, ndërsa 60 raste të tjera përbëjnë kundërvajtje të ndryshme.

Si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar dy automjete dhe pesë skuterë apo motoçikleta.

Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.