KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Despotovski: Pranimi i propozimit francez ishte një mundësi për t’i çuar gjërat deri në fund

Despotovski: Pranimi i propozimit francez ishte një mundësi për t’i çuar gjërat deri në fund

Anëtari i LSDM-së dhe ish-drejtori i TIRZ-së, Jovan Despotovski, nuk pajtohet se qeveria e mëparshme ishte servile ndaj Bullgarisë dhe integrimit evropian.

Megjithatë, ai në “Samo Vistina” pohon se Maqedonia meritonte të hapte negociatat me BE-në, por jo vetëm me ndryshimet kushtetuese.

“Keni një mori vendesh në Evropën Qendrore dhe Lindore që ishin prapa në shumë gjëra në vitet 90-ta. Ne e meritonim, por jo për shkak të ndryshimeve kushtetuese, por sepse ishim përpara dhe kishim dëshirë, angazhim dhe kapacitet më të madh.

Në momentin kur Maqedonia zyrtarisht duhej të merrte përgjigjet që në fillim, problemi ishte Franca, nën pretekstin e gatishmërisë së pamjaftueshme institucionale të Unionit, i cili ndërkohë nuk është përgatitur.

Pranimi i propozimit francez ishte një mundësi për t’i shtyrë gjërat deri në fund, por kjo doli të mos funksiononte për shkak të reagimit publik, mospërgatitjes, revoltës, ndërkohë pati zgjedhje, rrethanat politike ndryshuan dhe tani kemi një qeveri që mbështet një qasje paksa të ndryshme”, tha Despotovski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.