Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave

    June 23, 2026

    A po jetoni pranë njëri-tjetrit, por jo më bashkë? Shenjat se lidhja po ftohet pa zhurmë

    June 23, 2026

    Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave
    • A po jetoni pranë njëri-tjetrit, por jo më bashkë? Shenjat se lidhja po ftohet pa zhurmë
    • Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë
    • “Koha e fajësimeve ka përfunduar”, Ferati del në mbrojtje të Abdixhikut pas kërkesave për dorëheqje
    • Gjunjët ju lëshojnë apo ju dhembin? Këto tri ushtrime mund t’ju ndihmojnë t’i forconi
    • Fjalët e Cristiano Ronaldos pasi shkroi emrin e tij në librat e historisë të Kupave të Botës
    • Wembley ndryshon rregullat për koncertin e Harry Styles për shkak të vapës ekstreme
    • Deputetja britanike në KiE: Serbia ka mbështetur personat që kryen sulmin në Banjskë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, June 23
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Pas Degës së Pejës, edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

    Pas Degës së Pejës, edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

    korrektpressBy korrektpressJune 23, 2026 Imri ahmeti 2 Mins Read
    Pas Degës së Pejës, edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
    Pas Degës së Pejës, edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas Degës së LDK-së në Pejë, edhe Dega në Lipjan ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si “standard të përgjegjësisë politike” pas rezultatit në zgjedhjet e fundit.

    Në një njoftim të miratuar nga Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, së bashku me kryetarët e nëndegëve, fillimisht është shprehur falënderim për strukturat e partisë, aktivistët dhe qytetarët për angazhimin gjatë procesit zgjedhor.

    Sipas njoftimit, megjithëse LDK-ja në Lipjan ka shënuar rritje të lehtë të rezultatit, nga 6,338 vota ose 19.40 për qind në zgjedhjet e dhjetorit 2025 në 6,455 vota ose 23.60 për qind në zgjedhjet e qershorit 2026, dega vlerëson se rezultati “mbetet larg pritjeve dhe angazhimit të madh të strukturave të degës”.

    Në reagim thuhet se përgjegjësia për rezultatin nuk mund t’u faturohet vetëm strukturave lokale.

    “Kryesia e Degës vlerëson se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale. Ai paraqet edhe një reflektim të gjendjes, organizimit, funksionimit dhe kapacitetit politik të partisë në nivel qendror; prandaj, përgjegjësia për rezultatin duhet të shihet në mënyrë të balancuar në të gjitha nivelet e organizimit partiak”, thuhet në njoftim.

    Dega e Lipjanit thekson se rezultati zgjedhor duhet të shërbejë si nxitje për reflektim dhe reformim të partisë.

    “Rezultati i zgjedhjeve duhet të shërbejë si thirrje për reflektim, përgjegjësi të përbashkët dhe nisjen e procesit të reformimit dhe riorganizimit të partisë në të gjitha nivelet”, thuhet më tej.

    Pas analizës së rezultatit dhe diskutimeve brenda strukturave të degës, LDK në Lipjan kërkon largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.

    “Në këtë frymë… Kryesia e Degës kërkon dorëheqjen e Kryetarit të LDK-së, si standard të përgjegjësisë politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë përcjellë përmes votës së tyre”, thuhet në njoftim.

    Në fund, Dega e LDK-së në Lipjan thekson se mbetet një degë e konsoliduar, e cila ka fituar katër palë zgjedhje lokale radhazi, ndërsa vlerëson se “vetëm përmes debatit të hapur, llogaridhënies dhe reformimit të brendshëm, LDK-ja mund të rikthejë besimin dhe ambicien për të qenë forcë udhëheqëse në vend”./Telegrafi/

    TË TJERA

    “Koha e fajësimeve ka përfunduar”, Ferati del në mbrojtje të Abdixhikut pas kërkesave për dorëheqje

    Zyrtarët e LVV-së ironizojnë përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

    Shtohet presioni ndaj Abdixhikut, edhe Dega II në Prishtinë kërkon largimin e tij

    LDK në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

    LDK në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

    Dardan Gashi: Nuk kam parë ambicie të PDK-së për të qeverisur me VV-në, siç po e shoh tek LDK

    “Mjegull” mbi bashkëpunimin eventual Vetëvendosje – LDK

    LEXO GJITHASHTU

    AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave

    June 23, 2026

    A po jetoni pranë njëri-tjetrit, por jo më bashkë? Shenjat se lidhja po ftohet pa zhurmë

    June 23, 2026

    Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë

    June 23, 2026

    “Koha e fajësimeve ka përfunduar”, Ferati del në mbrojtje të Abdixhikut pas kërkesave për dorëheqje

    June 23, 2026
    TË TJERA

    Gjunjët ju lëshojnë apo ju dhembin? Këto tri ushtrime mund t’ju ndihmojnë t’i forconi

    June 23, 2026

    Fjalët e Cristiano Ronaldos pasi shkroi emrin e tij në librat e historisë të Kupave të Botës

    June 23, 2026

    Wembley ndryshon rregullat për koncertin e Harry Styles për shkak të vapës ekstreme

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.