KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zajkova: Është shqetësuese rritja e dhunës në familje në vend

Zajkova: Është shqetësuese rritja e dhunës në familje në vend

Deputetja dhe Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, deklaroi se në konferencën e djeshme në Qeveri u prezantuan të dhëna që tregojnë një rritje të ndjeshme të dhunës në familje në vend, me një rritje të regjistruar prej 67 përqind në rastet e dhunës në familje në periudhën nga janari deri në maj të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kjo do të thotë që kemi një problem dhe se ky problem po ushqehet nga diku, mund të miratojmë rregullore të përsosura, nëse nuk e parandalojmë dhe nëse nuk diskutojmë sistemin e parandalimit dhe atë që po e ushqen këtë problem, atëherë absolutisht nuk mund të presim që do t’i ulim shifrat, përkundrazi do të shohim një rritje dhe rritje gjithnjë e më të madhe të shifrave, pavarësisht faktit se tashmë ka pasur përparim në një pjesë të madhe të legjislacionit”, tha Zajkova në “TV24”.

Ajo theksoi se Maqedonia është ndër vendet që e kanë ratifikuar dhe po e zbatojnë Konventën e Stambollit. Ndryshe nga disa vende evropiane që ende nuk e kanë ratifikuar Konventën, vendi ka krijuar një kornizë të fortë ligjore për trajtimin e dhunës, megjithëse, si çdo ligj tjetër, ai duhet të përmirësohet vazhdimisht në përputhje me nevojat dhe përvojat./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.