KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Erling Haaland hynë në histori të Kupës së Botës pas dygolëshit ndaj Senegalit

Erling Haaland hynë në histori të Kupës së Botës pas dygolëshit ndaj Senegalit

Erling Haaland po vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës 2026, pasi sulmuesi i Norvegjisë realizoi dy gola në fitoren 3-2 ndaj Senegalit dhe hyri në një grup shumë të veçantë të legjendave të futbollit.

Ylli i Manchester Cityt është bërë vetëm lojtari i gjashtë në historinë e Kupës së Botës që shënon nga dy gola në secilën prej dy paraqitjeve të para në turne.

Haaland kishte realizuar dy herë edhe në ndeshjen hapëse të Norvegjisë, ndërsa e përsëriti suksesin kundër Senegalit, duke e çuar numrin e golave të tij në katër pas vetëm dy ndeshjeve.

Me këtë arritje, ai i bashkohet një liste elitare ku bëjnë pjesë emra legjendarë si Just Fontaine, Sandor Kocsis dhe Harry Kane.

Forma e jashtëzakonshme e 25-vjeçarit ka ndihmuar Norvegjinë të sigurojë kualifikimin në fazën e 1/16-ës së finales me një ndeshje ende pa u zhvilluar në grup.

Përveç rekordit në Kupën e Botës, Haaland vazhdon të shkëlqejë edhe me fanellën e kombëtares norvegjeze. Dy golat ndaj Senegalit e çuan në 59 gola në 52 paraqitjet e tij të para ndërkombëtare.

Një ritëm i tillë realizimi nuk është parë që nga legjenda gjermane Gerd Muller, i cili kishte shënuar 62 gola në të njëjtën fazë të karrierës së tij me Gjermaninë në vitin 1974.

Aktualisht, Haaland kryeson garën për “Këpucën e Artë” në Kupën e Botës 2026 dhe po konfirmon edhe një herë statusin e tij si një prej sulmuesve më të frikshëm në futbollin botëror./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.