Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet për pastrimin dhe larjen e rrugëve në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe përmirësimin e pastërtisë në qytet.
Përmes një postimi në Facebook, Prebreza bëri të ditur se ekipet janë duke punuar në terren në zona të ndryshme të komunës, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të përshtatshëm për qytetarët.
“Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe përmirësimin e pastërtisë në qytet, po vazhdon puna në terren me pastrimin dhe larjen e rrugëve”, ka shkruar Prebreza.
Ai theksoi se këto aktivitete po realizohen në pjesë të ndryshme të komunës për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe pamjen e mjedisit.
“Këto aktivitete po realizohen në zona të ndryshme të komunës me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të përshtatshëm për të gjithë qytetarët”, u shpreh ai.
Prebreza ka bërë të ditur se komuna do të vazhdojë me angazhime të ngjashme edhe në të ardhmen.
“Do të vazhdojmë me angazhim të plotë për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe përmirësimin e kushteve në çdo lagje dhe fshat të komunës sonë”, ka deklaruar kryetari i Fushë Kosovës. /Telegrafi/
