KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ndeshja Francë–Iran ndërpritet për shkak të stuhisë, mosohet kur pritet të vazhdojë

Ndeshja Francë–Iran ndërpritet për shkak të stuhisë, mosohet kur pritet të vazhdojë

Ndeshja e Kupës së Botës mes Francës dhe Iranit është pezulluar përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike pranë stadiumit në Filadelfia.

Sipas njoftimeve zyrtare, arsyeja e ndërprerjes është një stuhi që është afruar në zonën e stadiumit, duke detyruar autoritetet të ndërpresin menjëherë lojën për arsye sigurie.

Tifozëve në tribuna iu është kërkuar të zhvendosen në zona të sigurta brenda stadiumit, ndërsa është bërë e ditur se “po afron një stuhi e fortë”.

Rifillimi i ndeshjes pritet të ndodhë rreth orës 00:15, nëse kushtet përmirësohen dhe nuk ka aktivitet të ri elektrik në zonë.

Megjithatë, sipas burimeve amerikane, vazhdimi i plotë i ndeshjes pritet të shtyhet dhe të rifillojë rreth orës 19:00 sipas kohës lokale, që i bie rreth orës 01:00 të mëngjesit sipas kohës sonë.

Franca ishte duke fituar pas 45 minutave lojë, me golin e Kylian Mbappe.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për kohën e saktë të rinisjes, ndërsa situata mbetet nën monitorimin e organizatorëve dhe shërbimeve meteorologjike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.