KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Memorandum i ri mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe UP-së, në fokus kërkimi, inovacioni dhe siguria

Memorandum i ri mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe UP-së, në fokus kërkimi, inovacioni dhe siguria

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Universiteti i Prishtinës, me qëllim të forcimit të lidhjes ndërmjet dy institucioneve.

Sipas Maqedoncit, ky partneritet do të krijojë mundësi të reja për studime, analiza, projekte kërkimore, trajnime profesionale dhe përfshirjen e ekspertizës akademike në zhvillimin e politikave dhe kapaciteteve të mbrojtjes.

Ai theksoi se, pas vendosjes së themeleve të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës është thelbësor për krijimin e kapaciteteve vendore në fushën e prodhimit të armatimit, municioneve dhe sistemeve të tjera të mbrojtjes.

“Studentët, inxhinierët dhe ekspertët e ardhshëm do të kenë rol kyç në zhvillimin e teknologjive, inovacionit dhe kapaciteteve prodhuese që i nevojiten Republikës së Kosovës për forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së saj”, ka shkruar Maqedonci.

Ai e cilësoi këtë memorandum si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet akademisë dhe sektorit të mbrojtjes, në shërbim të zhvillimit dhe sigurisë së vendit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.