KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Të të dojë një baba i shkëlqyer është dhuratë”, Jennifer Garner emocionon me dedikimin për Ben Affleck

“Të të dojë një baba i shkëlqyer është dhuratë”, Jennifer Garner emocionon me dedikimin për Ben Affleck

Jennifer Garner ka surprizuar ndjekësit e saj me një dedikim të veçantë për ish-bashkëshortin Ben Affleck me rastin e Ditës së Babait.

Aktorja 54-vjeçare ndau në rrjetet sociale disa fotografi të papublikuara më parë, ku fituesi i çmimit Oscar shihet në momente të ngrohta me tre fëmijët e tyre, Violet, Fin dhe Samuel.

Mes imazheve të publikuara ishte një fotografi e Affleck duke ecur dorë për dore me fëmijët e tij, si dhe një tjetër ku ai shfaqej i veshur me kostumin e Batman-it, ndërsa përqafonte djalin e tyre Samuel, shkruan DailyMail.

Në postimin e saj, Garner kujtoi gjithashtu edhe babain e ndjerë, William, për të cilin tha se kishte qenë gjithmonë një figurë e dashur në familje.

“E shoh mënyrën se si fëmijët e mi e adhurojnë babain e tyre dhe jam e lumtur për ta. Të duash dhe të të dojë një baba i shkëlqyer është një dhuratë”, shkroi aktorja, duke uruar njëkohësisht të gjithë baballarët me rastin e kësaj dite.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018 dhe pavarësisht ndarjes, kanë ruajtur një raport të mirë për hir të fëmijëve të tyre.

Të dy janë parë shpesh së bashku në aktivitete familjare dhe kanë folur hapur për sfidat e rritjes së fëmijëve në dy familje të ndara, duke theksuar rëndësinë e bashkëprindërimit dhe mbështetjes së ndërsjellë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.