Influencuesja amerikane Alix Earle (25) pozoi pa rroba për kopertinën e numrit të bukurisë të revistës The Hollywood Reporter.
Në foton e kopertinës, ajo mbuloi gjoksin me dorë, ndërsa flokët e saj të gjatë mbulonin pjesën tjetër të trupit, transmeton Indeksonline.
Në intervistë, ajo foli për perandorinë e saj të biznesit, suksesin e markës së saj të kujdesit për lëkurën Reale Actives dhe kalimtaren e popullaritetit në mediat sociale.
“Nëse do të më kishit pyetur në ndonjë moment para se të hyja në mediat sociale se çfarë doja të bëja ose cili ishte qëllimi im përfundimtar në karrierë, do të kisha thënë se doja të kisha markën time”, tha Earle. Ajo shtoi se është e vetëdijshme se sa i përkohshëm mund të jetë popullariteti në mediat sociale. “Në një moment je i rëndësishëm dhe në momentin tjetër jo”, shpjegoi ajo./Indeksonline/
View this post on Instagram
A post shared by Alix Earle (@alixearle)
A post shared by Alix Earle (@alixearle)

