Close Menu
    What's Hot

    “Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e masave”, Kurti: Shpresoj që pas zgjedhjeve edhe opozita t’ia heq masat Kosovës

    December 19, 2025

    Maresca thyen heshtjen për zërat që e lidhin me Man Cityn

    December 19, 2025

    Putin edhe me gënjeshtër: Ukraina e filloi luftën në vitin 2022 – këto janë kushtet për përfundimin e luftës

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e masave”, Kurti: Shpresoj që pas zgjedhjeve edhe opozita t’ia heq masat Kosovës
    • Maresca thyen heshtjen për zërat që e lidhin me Man Cityn
    • Putin edhe me gënjeshtër: Ukraina e filloi luftën në vitin 2022 – këto janë kushtet për përfundimin e luftës
    • Tejkalohet pragu i alarmit në disa vende në Shkup, MMJPH del me rekomandime pas ndotjes së lartë të ajrit
    • “Kërkesa ime do të jetë të çbllokohen milionat me legalizim” – Gega i PDK-së qartë tregon angazhimin e tij
    • LDK do të mbajë sot takime me qytetarët në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë Dega 2
    • Manchester United po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Serie A
    • Një gjyqtar në hetim, KGJK: Të gjitha veprimet do të ndërmerren brenda afateve
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Korrupsioni në kosovë

    “Të dyshuarit janë kapur në flagrancë”, gjithçka nga aksioni i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në e Policinë

    korrektpressBy korrektpressDecember 19, 2025 Korrupsioni në kosovë 3 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një operacion masiv i udhëhequr nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), është zhvilluar pasditen e së enjtes në rajonin e Prishtinës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

    Aksioni ndërlidhet me dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë korrupsionin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare, dhënien dhe marrjen e ryshfetit, ushtrimin e ndikimit, mashtrimin si dhe armëmbajtjen pa leje.

    E Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona me inicialet F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.

    Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe të gjatë monitorimi dhe hetimi, ku janë aplikuar edhe masa të veçanta hetimore.

    “Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave”, ka njoftuar Prokuroria.

    Me vendim të Prokurorisë Speciale, të shtatë personave u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Gjatë bastisjeve dhe kontrolleve policore janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme si dhe pajisje elektronike.

    Lidhur me aksionin e madh në rajonin e Prishtinës ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar për intervistim disa persona pas një aksioni policor të zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit të Policisë, të publikuar të enjten në mbrëmje, operacioni është realizuar në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Speciale, duke përfshirë disa lokacione të ndryshme në vend.

    Rasti është duke u trajtuar nga Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se informacione shtesë do të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve policore.

    Ndërkaq, ndryshe nga njoftimi i Policisë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

    Sveçla ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar bazuar në të dhënat e siguruara nga AKI dhe pas hetimeve disamujore të kryera nga Policia e Kosovës.

    Sipas tij, në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë kryetari i degës së Gjykatës së Graçanicës, me inicialet J.M., zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D., eksperti i gjykatës Sh.T., një zyrtar i Departamentit të Shpronësimeve, zyrtari i ATK-së G.L., si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, me inicialet F.I.

    Sipas deklaratës së Sveçlës, të dyshuarit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

    Ai ka shtuar se grupi dyshohet se ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës për të përfituar në mënyrë të paligjshme kompensime për shpronësime të kryera gjatë viteve 2011–2015.

    “Koha kur zyrtarët publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar ka përfunduar”, ka shkruar Sveçla, duke përgëzuar institucionet për, siç tha ai, suksesin në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Policia gjatë kontrollit të një automjeti gjen mbi 10 mijë euro, me rastin

    Hetime për vdekjen e një pacienteje në Spitalin e Prizrenit

    Arrestohet një person për shpërlaje parash dhe mashtrim përmes transfereve bankare

    Aksioni i madh në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit

    Policia e Gjilanit shqipton 1,440 gjoba trafiku brenda një jave

    “Korrupsioni i ‘mveshur’ në solidaritet”

    Policia jep detaje për aksionin: Disa zyrtarë shoqërohen për intervistim

    LEXO GJITHASHTU

    “Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e masave”, Kurti: Shpresoj që pas zgjedhjeve edhe opozita t’ia heq masat Kosovës

    December 19, 2025

    Maresca thyen heshtjen për zërat që e lidhin me Man Cityn

    December 19, 2025

    Putin edhe me gënjeshtër: Ukraina e filloi luftën në vitin 2022 – këto janë kushtet për përfundimin e luftës

    December 19, 2025

    Tejkalohet pragu i alarmit në disa vende në Shkup, MMJPH del me rekomandime pas ndotjes së lartë të ajrit

    December 19, 2025
    TË TJERA

    “Kërkesa ime do të jetë të çbllokohen milionat me legalizim” – Gega i PDK-së qartë tregon angazhimin e tij

    December 19, 2025

    LDK do të mbajë sot takime me qytetarët në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë Dega 2

    December 19, 2025

    Manchester United po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Serie A

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.