KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zëvendëspresidenti amerikan deklarohet pas takimit me iranianët

Zëvendëspresidenti amerikan deklarohet pas takimit me iranianët

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, është deklaruar për bisedimet me Iranin.

“Ne kemi bërë tashmë përparim të madh gjatë orëve të fundit”, tha Vance nga Zvicra.

“Ky është një takim historik”, shtoi ai.

“Përveç muajve të fundit, kurrë më parë udhëheqja iraniane dhe ajo amerikane nuk janë takuar në një nivel kaq të lartë”, deklaroi JD Vance.

Sipas tij, negociatorët amerikanë janë në Zvicër për të “transformuar Lindjen e Mesme, ku Irani dhe Gjiri kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin, nëpërmjet diplomacisë dhe punës së përbashkët”.

“Ne shohim një të ardhme ku të gjithë mund të punojnë së bashku për të promovuar paqen dhe prosperitetin për të gjithë”, tha ndër tjera ai.

“Ajo që presidenti na ka kërkuar të bëjmë është të hapim një faqe të re për të transformuar marrëdhënien tonë me popullin e Iranit dhe t’i shtrijmë dorën popullit të Iranit që nëse udhëheqja juaj është e gatshme të heqë dorë nga të qenit nxitës i paqëndrueshmërisë rajonale, nëse është e gatshme të heqë dorë nga ambiciet për armë bërthamore për një kohë të gjatë, atëherë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të transformojnë rrënjësisht marrëdhënien tonë me atë vend”, përfundoi Vance. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.