Katër persona janë arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike mes vete.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të premten rreth orës 16:29 në rrugën “Mehmet Ibraj”.
Si pasojë e rrahjes, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i katërt është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
