Nga performancat spektakolare të yjeve botërorë deri te mijëra adhurues që kënduan e vallëzuan nën ritmet e muzikës, Sunny Hill Festival 2025 mbetet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Kosovë.
Këto momente janë rikthyer përmes “Aftermovie 2025”, i cili përmbledh atmosferën unike që mbizotëroi gjatë tri netëve të festivalit në Prishtinë.
Pamjet sjellin energjinë e skenës kryesore, emocionet e publikut dhe performancat që bënë bashkë artistë ndërkombëtarë dhe emra të njohur të skenës shqiptare.
Sunny Hill Festival
Mes momenteve më të spikatura të edicionit ishte rikthimi i Dua Lipës në festivalin që ajo e themeloi, performanca e Shawn Mendes në Kosovë për herë të parë, si dhe setet elektrizuese të Peggy Gou e Anyma.
Videoja përmbledh jo vetëm koncertet dhe spektaklin vizual të skenave gjigante, por edhe emocionet e mijëra pjesëmarrësve që e kthyen festivalin në një festë të madhe muzike dhe kulture.
Sunny Hill Festival
Dritat, fishekzjarrët, duartrokitjet dhe atmosfera e krijuar në çdo cep të hapësirës së festivalit janë pjesë e kujtimeve që mbeten të gjalla edhe pas përfundimit të tij.
Me artistë të kalibrit botëror dhe me një pjesëmarrje masive nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës, Sunny Hill 2025 konfirmoi edhe një herë statusin e tij si festivali më i madh muzikor në vend dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
