Close Menu
    What's Hot

    BE-ja miratoi një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

    December 19, 2025

    “Korrupsioni i ‘mveshur’ në solidaritet”

    December 19, 2025

    Rayo Vallecano 3-0 Drita: Notat e lojtarëve, Pëllumbi më i vlerësuari

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • BE-ja miratoi një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
    • “Korrupsioni i ‘mveshur’ në solidaritet”
    • Rayo Vallecano 3-0 Drita: Notat e lojtarëve, Pëllumbi më i vlerësuari
    • Katari në bisedime me SHBA-në për blerjen e aeroplanëve luftarakë F-35
    • Leonardo DiCaprio thotë se nuk e ka rishikuar kurrë Titanic-un
    • Moti në Shqipëri
    • Mot i vranët, temperaturat deri në 10 gradë
    • I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Aki

    Policia jep detaje për aksionin: Disa zyrtarë shoqërohen për intervistim

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Aki 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar për intervistim disa persona pas një aksioni policor të zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit të Policisë, të publikuar të enjten në mbrëmje, operacioni është realizuar në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Speciale, duke përfshirë disa lokacione të ndryshme në vend.

    Rasti është duke u trajtuar nga Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se informacione shtesë do të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve policore.

    Ndërkaq, ndryshe nga njoftimi i Policisë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

    Sveçla ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar bazuar në të dhënat e siguruara nga AKI dhe pas hetimeve disamujore të kryera nga Policia e Kosovës.

    Sipas tij, në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë kryetari i degës së Gjykatës së Graçanicës, me inicialet J.M., zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D., eksperti i gjykatës Sh.T., një zyrtar i Departamentit të Shpronësimeve, zyrtari i ATK-së G.L., si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, me inicialet F.I.

    Sipas deklaratës së Sveçlës, të dyshuarit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

    Ai ka shtuar se grupi dyshohet se ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës për të përfituar në mënyrë të paligjshme kompensime për shpronësime të kryera gjatë viteve 2011–2015.

    “Koha kur zyrtarët publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar ka përfunduar”, ka shkruar Sveçla, duke përgëzuar institucionet për, siç tha ai, suksesin në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare./Telegrafi/

    TË TJERA

    Prokuroria Speciale bashkë me AKI e Policinë aksion të madh anti-korrupsion, arrestohen shtatë persona

    Policia, AKI e Prokuroria Speciale me aksion të gjerë kundër korrupsionit

    Arrestohet në Kosovë një shtetas gjerman i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i

    Policia në Vushtrri arreston edhe dy të dyshuar për vjedhje të rëndë

    Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

    Rast i shfrytëzimit të pasurisë së huaj në Leposaviq – një femër dyshohet për vjedhje

    Arrestohet dhe më pas lirohet një person në Lipjan për shpërndarje të materialeve abuzive ndaj fëmijëve

    LEXO GJITHASHTU

    BE-ja miratoi një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

    December 19, 2025

    “Korrupsioni i ‘mveshur’ në solidaritet”

    December 19, 2025

    Rayo Vallecano 3-0 Drita: Notat e lojtarëve, Pëllumbi më i vlerësuari

    December 19, 2025

    Katari në bisedime me SHBA-në për blerjen e aeroplanëve luftarakë F-35

    December 19, 2025
    TË TJERA

    Leonardo DiCaprio thotë se nuk e ka rishikuar kurrë Titanic-un

    December 19, 2025

    Moti në Shqipëri

    December 19, 2025

    Mot i vranët, temperaturat deri në 10 gradë

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.