KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

9 aksidente dhe 254 gjoba në 24 orë në rajonin e Ferizajt

9 aksidente dhe 254 gjoba në 24 orë në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar aktivitetet në terren me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.

Sipas Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 9 aksidente trafiku. Prej tyre, 3 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ku janë lënduar 6 persona, ndërsa 6 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve dhe aktiviteteve policore në trafik, janë shqiptuar gjithsej 254 gjoba për kundërvajtje.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.