KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

38-vjeçari nga Kosova humb jetën në aksident në Mirditë

38-vjeçari nga Kosova humb jetën në aksident në Mirditë

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur mbrëmjen e së enjtes pranë fshatit Fan, në Mirditë, i ka marrë jetën një 38-vjeçari nga Kosova.

Viktima është Lorik Deçi, i cili prej shumë vitesh jetonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar pikëllim të thellë te familjarët, miqtë dhe të afërmit. Të shumtë kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet përmes postimeve në rrjetet sociale, duke e kujtuar si një njeri të respektuar dhe të dashur.

“Lamtumirë, Lorik… Ka lajme që ta thyejnë zemrën. Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve. Si djalë i lagjes sonë, do të të kujtojmë gjithmonë me respekt, buzëqeshjen tënde dhe kujtimet që le pas. Fjalët nuk e lehtësojnë dhimbjen që ndien familja jote, por lutemi që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.