KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

3.3 milionë euro investime në asfaltimin e rrugëve në pesë fshatra të Mitrovicës

3.3 milionë euro investime në asfaltimin e rrugëve në pesë fshatra të Mitrovicës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komuna e Mitrovicës po investojnë gjithsej 3.3 milionë euro në asfaltimin e rrugëve në pesë fshatra të kësaj komune.

Projekti përfshin fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi, ndërsa gjatësia e përgjithshme e rrugëve që po asfaltohen është 23.4 kilometra, transmeton Zeri.info

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, 1.5 milion euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës, përmes kësaj ministrie, ndërsa 1.8 milion euro të tjera janë investim i Komunës së Mitrovicës.

Realizimi i projektit synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e lidhjes së këtyre fshatrave me zonat përreth.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.