KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

28 vjeçari nga Poroji i Tetovës, goditi me veturë policin dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes

28 vjeçari nga Poroji i Tetovës, goditi me veturë policin dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka informuar se është rrestuar një 28-vjeçar nga fshati Poroj, pasi i njëjti ka goditur me veturë një zyrtar të policisë. Paraprakisht, polici kishte kërkuar që personi në fjalë të ndalohej për kontroll.

“Më 19.12.2025 në ora 12:50, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.A. (28) nga fshati Poroj, sepse i njëjti tek rrethrrotullimi i rrugës “Ilinden” me rrugës “Iliria” në Tetovë me automjetin “Audi” me targa të Tetovës, nuk ka ndaluar në shenjën e dhënë ,,stop” dhe me automjetin ka goditur një zyrtar policor, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave, ai është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa zyrtarit policor i janë konstatuar lëndime trupore në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas dokumentimit të rastit, kundër E.A. do të parashtrohen kallëzimet përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.