KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

19 persona të kërkuar arrestohen nga Policia në Ferizaj brenda një jave

19 persona të kërkuar arrestohen nga Policia në Ferizaj brenda një jave

Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin javor mbi incidentet dhe aktivitetet policore në rajon, për periudhën 26 tetor – 1 nëntor 2026.

Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, gjatë kësaj periudhe janë raportuar tri raste të vjedhjeve, të gjitha në qytetin e Ferizajt.

Ndërkohë, gjatë javës janë evidentuar edhe gjashtë raste të dhunës në familje, të cilat po ashtu kanë ndodhur në Ferizaj.

Në kuadër të realizimit të urdhëresave të gjykatave kompetente, Policia ka arrestuar 19 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke raportuar rastet përmes stacioneve policore, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” apo numrave kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Nga Policia është bërë e ditur se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve që raportojnë do të ruhet plotësisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.