KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Prishtinë realizon 165 urdhëresa të gjykatës, sekuestron nëntë armë zjarri

Policia në Prishtinë realizon 165 urdhëresa të gjykatës, sekuestron nëntë armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar 165 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar, ndërsa kanë sekuestruar edhe nëntë armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, nga 165 urdhëresat e realizuara në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara, 38 kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe çështje të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë kryer obligimet e përcaktuara në urdhëresat përkatëse.

Në kuadër të aktiviteteve të sigurisë, gjatë së njëjtës periudhë në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar nëntë armë zjarri.

Ndërkohë, Policia ka shqiptuar gjithsej 4 mijë e 27 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut rrugor.

Nga ky numër, 268 kundërvajtje janë evidentuar përmes veturës inteligjente dhe veturës me radar mobil. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.