KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

15-vjeçarja Emily Ibanez Guerrero thyen rekorde botërore dhe fiton tri medalje të arta për Kosovën

15-vjeçarja Emily Ibanez Guerrero thyen rekorde botërore dhe fiton tri medalje të arta për Kosovën

Prej sot Kosova ka një rekordmene botërore në dy disiplina në sportin e peshëngritjes dhe tri medalje të arta për të reja (junior). Është garuesja Emily Ibanez Guerrero, e cila sot shkëlqeu në Kampionatin Evropian për junior dhe U-23 që po mbahet në Durrës të Shqipërisë. 

Falë nënshtetësisë së nënës së saj, Abigail Guerrero , Emily Ibanez, debutoi sot për vendin tonë dhe fitoi tri medalje të arta në disiplinat e shkëputjes, shkëpuetje e shtytje dhe në total, grupmosha junior, kategoria deri 69 kg, transmeton Klankosova.tv.

Në shkëputje ngriti 103 kg, ndërsa në shkëputje e shtytje 128 kg.

Në sportin e peshëngritjes medalja e tretë vjen nga grumbullimi i pikëve në të dyja disiplinat. Emily grumbulloi 231 pikë dhe i takoi medalja e tretë.

Guerrero është vetëm 15-vjeçare me prejardhje nga Kuba. Deri më tani ka garuar për Kanadanë.

Babai i saj është Ciro Luis Ibanez Goicoechea, që njëherit është edhe trajner i Kianoush Rostamit, peshëngritësit që fitoi dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

I pranishëm në sallë ishte edhe presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani, i cili ia ndau medaljen e tretë Emily Ibanezit.

Në të njëjtin Evropian, për Kosovën do të garojë edhe djali tjetër i trajnerit Ibanez Goicoechea, Brayan Guerrero Ibanez.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.