KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zyrtari izraelit kontrollon sallën e OKB-së, merr shënime se kush bojkotoi fjalimin e Netanyahut

Zyrtari izraelit kontrollon sallën e OKB-së, merr shënime se kush bojkotoi fjalimin e Netanyahut

Delegacioni izraelit është parë duke lëvizur nëpër sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke kontrolluar se cilat delegacione ishin larguar gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Dhjetëra përfaqësues të vendeve të ndryshme u larguan nga salla pasi lideri izraelit nisi fjalimin e tij, në një veprim proteste ndaj politikave të Izraelit dhe luftës në Lindjen e Mesme.

Në anën tjetër, anëtarët e delegacionit izraelit qëndruan në sallë dhe duartrokitën gjatë fjalimit të kryeministrit.

Netanyahu iu referua largimit të delegacioneve gjatë fjalimit, duke i cilësuar ata që mbetën në sallë si “frikacakë moralë” dhe duke u thënë të largoheshin edhe ata.

“Nëse ka ndonjë frikacak tjetër moral në këtë sallë, ju lutem largohuni tani”, tha Netanyahu gjatë fjalimit të tij.

Largimet e delegacioneve ndodhën menjëherë pasi Netanyahu mori fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjersa përfaqësuesit palestinezë kishin bërë më herët thirrje për një protestë të përbashkët gjatë fjalimit të të parit të qeverisë izraelite. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.