Para njoftimit të emërimit të Jose Mourinhos, Real Madridi ka bërë të ditur të martën pasdite se ka ndërprerë bashkëpunimin me Alvaro Arbeloan si trajner i ekipit të parë.
Arbeloa largohet nga Real Madrid pas 28 ndeshjesh, duke regjistruar 18 fitore, 8 humbje dhe 2 barazime.
Skuadra e tij u eliminua si nga Kupa e Mbretit ashtu edhe nga Liga e Kampionëve, dhe gjithashtu nuk arriti të jetë në garë për titullin e La Ligës.
“Real Madrid i shpreh mirënjohjen e thellë Alvaro Arbeloas, i cili gjatë gjithë kohës së tij në klub, që nga ardhja në akademi, ka treguar gjithmonë besnikëri, përkushtim dhe profesionalizëm. Ai është një shembull i vlerave të klubit tonë”.
“Real Madrid, i cili do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i uron Alvaro Arbeloas dhe gjithë familjes së tij më të mirat në këtë etapë të re të jetës së tyre”, thuhej në deklaratën e klubit.
Kujtojmë se Reali sot gjithashtu bëri të ditur se ata kanë dërguar një ofertë prej 150 milionë eurosh në drejtim të Atletico Madridit për transferimin e Julian Alvarez.
Sidoqoftë, kjo ofertë e tyre u refuzua pasi rivali i ‘Los Blancos’ iu referua klauzolës së lirimit të argjentinasit në vlerë prej 500 milionë eurosh./Telegrafi/
