KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Zyrtare: Juventusi huazon Opendan te Lyon

Zyrtare: Juventusi huazon Opendan te Lyon

Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e sulmuesit belg Lois Openda te Olympique Lyon.

Sipas njoftimit të klubit italian, marrëveshja është një huazim i thjeshtë deri në qershor të vitit 2027, me Lyonin që do të paguajë 3.5 milionë euro për huazimin. Në kontratë nuk është përfshirë asnjë opsion blerjeje.

26-vjeçari iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga RB Leipzig në formë huazimi për 3.25 milionë euro, ndërsa klubi bardhezi kishte detyrim ta blinte për 42.75 milionë euro.

Megjithatë, aventura e tij në Torino rezultoi zhgënjyese. Openda shënoi vetëm 2 gola në 34 paraqitje zyrtare, ndërsa vetëm nëntë ndeshje i nisi si titullar.

Në dy muajt e fundit të sezonit ai pothuajse nuk u aktivizua, duke regjistruar vetëm një paraqitje të shkurtër si zëvendësues, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e kaloi në stol.

Me këtë huazim, Lyoni të mbulojë pagën e sulmuesit belg dhe t’i japë mundësinë të rikthejë formën e tij më të mirë.

Ideja e klubit italian është që Openda të rrisë sërish vlerën në treg, në mënyrë që Juventusi ta shesë me një çmim më të favorshëm gjatë verës së ardhshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.