KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: Ismet Lushaku nënshkruan me klubin suedez Vasteras SK

Zyrtare: Ismet Lushaku nënshkruan me klubin suedez Vasteras SK

Vasteras SK ka zyrtarizuar nënshkrimin e mesfushorit kosovar Ismet Lushaku, i cili do t’i bashkohet klubit si një përforcim i rëndësishëm në mesfushën.

Lushaku ka firmosur një kontratë që do të zgjasë deri në sezonin 2027.

Mesfushori vjen nga kampionati suedez, ku ka luajtur dy sezonet e fundit me Norrkopingun.

Përpara kësaj periudhe, ai ka përfaqësuar edhe skuadrën e Varbergs BoIS për dy sezone në elitën suedeze, ku ka grumbulluar gjithsej 96 paraqitje.

Drejtori sportiv i klubit, Billy Magnusson, ka shprehur entuziazmin për këtë transferim.

“Ismeti është një mesfushor qendror me shumë dëshirë për t’u rikthyer fuqishëm pas rënies nga kategoria me Norrkopingun”.

“Ai vjen me përvojën e nevojshme nga Allsvenskan dhe e di saktësisht çfarë kërkohet në këtë nivel”.

“Faktori që është nga Eskilstuna është gjithashtu shumë pozitiv për ne, sepse duam të ndërtojmë një ekip me rrënjë të forta lokale dhe lojtarë që kanë lidhje me rajonin”.

“Me Ismetin në skuadër, po rrisim konkurrencën në mesfushën qendrore dhe po sjellim cilësi dhe eksperiencë shtesë”, ka deklaruar Magnusson./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.