KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: Hamdi Namani huazohet te Gjilani

Zyrtare: Hamdi Namani huazohet te Gjilani

Është mbyllur afati kalimtar i janarit në futbollin kosovar, teksa Gjilani ka bërë goditjen e fundit.

Skuadra kuqebardh Gjilani ka arritur të regjistrojë mesfushorin llapjan Hamdi Namani.

31-vjeçari i bashkohet Gjilanit si huazim deri në fund të sezonit nga Prishtina dhe ka qenë klubi kryeqytetas që ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Hamdi Namani huazohet te Gjilani deri në fund të sezonit.Në ditën e fundit të afatit kalimtar, FC Prishtina dhe SC Gjilani kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit Hamdi Namani deri në përfundim të këtij sezoni”.

“Namani gjatë gjysmës së parë të kampionatit, ka regjistruar 21 paraqitje për Prishtinën në të gjitha garat, përfshirë edhe 4 ndeshje në kompeticionet evropiane. Ai kontribuoi me 3 gola dhe 1 asistim”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.