KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: Ermal Krasniqi largohet nga Legia e Varshavës

Zyrtare: Ermal Krasniqi largohet nga Legia e Varshavës

Klubi polak Legia e Varshavës ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes për sulmuesin Ermal Krasniqi.

Ish ylli i Ballkanit i ishte bashkuar skuadrës polake deri në fundin e sezonit, ndërsa tani do të rikthehet te Sparta e Pragës.

Legia përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se sapo të mbyllet ky sezon, Krasniqi do të rikthehet në Çeki.

“Ermal Krasniqi po largohet nga Legia e Varshavës. Kosovari pasi të përfundojë sezoni 2025/26 do ta përfundojë huazimin nga Sparta Praga, andaj po largohet nga klubi”.

“Ermal faleminderit dhe shumë fat në karrierë për fazën e mbetur të karrierës”, shkroi ndër të tjera klubi polak.

Ndërkohë, Legia që deri vonë luftoi për mbijetesë tani është rikthyer në mesin e tabelës, por nuk ka mundësi të sigurojë ndonjë vend që të dërgon në Evropë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.