KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Barcelona transferon Karim Adeyemin

Zyrtare: Barcelona transferon Karim Adeyemin

Barcelona ka njoftuar këtë të enjte transferimin e Karim Adeyemit, i cili bëhet lojtari më i ri i klubit katalanas deri më 30 qershor 2031.

Sulmuesi gjerman 24-vjeçar mbërrin në ‘Spotify Camp Nou’ pas marrëveshjes së arritur mes Barcelonës dhe Borussia Dortmundit, duke i dhënë fund negociatave që u zhvilluan në fshehtësi të plotë gjatë javëve të fundit.

Operacioni u finalizua pasi Adeyemi kaloi me sukses testet mjekësore në Barcelonë dhe më pas firmosi kontratën e re me klubin blaugrana.

Njoftimi u bë përmes kanaleve zyrtare të klubit dhe konfirmon përforcimin e dytë të Barcelonës gjatë kësaj vere për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick.

Drejtuesit e klubit katalanas arritën t’i mbanin negociatat larg vëmendjes së mediave deri në momentin e finalizimit të marrëveshjes.

Adeyemi mbërriti në Barcelonë të mërkurën, më 15 korrik, me një avion privat së bashku me bashkëshorten dhe disa familjarë, ndërsa një ditë më vonë përfundoi të gjitha procedurat për t’u bërë zyrtarisht futbollist i Barcelonës.

Marrëveshja me Borussia Dortmundin përfshin një shumë fikse prej 22 milionë eurosh, ndërsa klubi gjerman mund të përfitojë edhe 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh, të lidhura me paraqitjet individuale të lojtarit dhe objektivat e skuadrës.

Përveç kësaj, Dortmundi ka ruajtur rreth 20 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme e Adeyemit, një klauzolë që rezultoi vendimtare për arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.