KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Zvicrës i mungojnë 130 mijë tonë patate, pritet rritje e çmimeve

Zvicrës i mungojnë 130 mijë tonë patate, pritet rritje e çmimeve

Zvicra po përballet me një korrje dukshëm më të dobët të patateve, pasi temperaturat e larta dhe thatësira gjatë verës kanë dëmtuar prodhimin bujqësor.

Si pasojë, vendit do t’i duhet të importojë rreth 130 mijë tonë patate për të përmbushur kërkesën e brendshme, ndërsa pritet të ketë rritje të çmimeve.

Sipas medias zvicerane Watson, rendimenti i patateve këtë vit është rreth 25% më i ulët se niveli i zakonshëm. Fermerët kanë korrur mesatarisht 30 tonë për hektar, krahasuar me 38 tonë për hektar që ishte mesatarja gjatë pesë viteve të fundit, transmeton Telegrafi.

Christian Bucher, nga organizata e sektorit Swisspatat, ka shpjeguar se mungesa e reshjeve ka ngadalësuar rritjen e patateve. Ndërkohë, Lara Stamler, nga Shoqata Zvicerane e Prodhuesve të Patateve, ka theksuar se kur temperaturat kalojnë 28 gradë Celsius, bimët ndërpresin përkohësisht zhvillimin e tyre.

Për shkak të prodhimit të dobët, shkalla e vetëfurnizimit të Zvicrës me patate, e cila zakonisht arrin rreth 85%, pritet të bjerë në 70–75%.

Diferenca do të mbulohet përmes importeve nga jashtë vendit.

Kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt te konsumatorët, pasi patatet vendore mund të zëvendësohen më shpesh me produkte të importuara. Sipas përfaqësuesve të sektorit, çmimet mund të rriten, megjithëse nuk pritet mungesë e përgjithshme e patateve në treg.

Dallime të mëdha janë vërejtur edhe mes fushave të ujitura dhe atyre pa ujitje. Sipas të dhënave të raportuara, rendimentet në parcelat e ujitura kanë qenë mesatarisht 55% më të larta sesa në ato që nuk janë ujitur.

Për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike, sektori bujqësor zviceran po kërkon zhvillimin e varieteteve të patateve më rezistente ndaj vapës, thatësirës dhe sëmundjeve.

Megjithatë, ky proces kërkon kohë dhe nuk pritet ta zgjidhë menjëherë problemin e prodhimit të ulët./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.